Reali kopjon PSV-në dhe Lionin me stilin e goditjeve të dënimit!

Nuk ka rëndësi të jesh patjetër I pari, por që të reagosh shpejt për të kuptuar përparimin. Kështu ka ndodhur gjithmonë në histori, dhe kështu po ndodh në futbollin profesionist me goditjet e dënimit. Flasim për ato që praktikohen në stërvitje, sepse në kushte loje pak a shumë të kushtëzon kundërshtari sesi do të gjuash. Reali I Madridit ka nisur të kopjojë ekipe si PSV Ajndhovenin apo Olimpikun e Lionit, me mënyrën sesi krijon murin artificial në goditjet e dënimit në stërvitje. Barriera tashmë krijohet me manekinë, por që u ngjajnë lojtarëve realë në formën e trupit, dhe kokës, ndërsa zbatohet edhe kërcimi që ata mund të bëjnë gjatë ekzekutimit të goditjes standarde. Kjo padyshim që krijon një situatë më reale për lojtarin që godet, dhe që mund ta ndihmojë gjatë ndeshjeve.

Sfidanti.al