Simone Inzagi: Derbi? Me Milanin kemi fituar edhe 3-0!

Trajneri zikaltër bën me të vërtetë rolin e “garipit” në prag të sfidës së madhe pasditen e sotme në “San Siro”. Është Milan-Inter, pra me publikun në shumicë në krah të kundërshtarit, por trajneri zikaltër hedh një sy prapa. “E dimë se është një ndeshje e rëndësishme, – thotë ai, – Milani është i fortë, është një derbi, por jemi në moment të mirë. Mos harroni se kemi fituar edhe 3-0”. Lidhur me formacionin, Inzagi thotë se do të vendosë në fund për Bastonin, ndërsa ende ka dilemë se cili do të jetë në sulm në vend të Lukakut, dhe në krah të Lautaros, pra Xheko apo Korrea.

Sfidanti.al