Barazimet e mbajtën gjallë Starovën, fitorja i “hëngri kokën”..

Nëse Starova do të fliste sipas stilit rebel, të ngjyrosur edhe me arrogancë ndonjëherë, në këto momente do të kishim dëgjuar referenin shqiptar “ ka tradhëti burra”. Starova është shkarkuar nga presidenti i tij i Ferronikelit në Kosovë , fill pas një ndeshjeje të fituar në çastet e fundit. Një ndeshje që ka ndryshuar kursin pragmatist të ekipit, kur kujton se Ferronikeli kishte ngritur një mur të lartë barazimesh..9 herë! Nuk është më një modë e vjetër kur trajneri shkarkohet edhe pas një triumfi. Pale kur kujton se sytë e Sulejmanit kanë parë edhe më keq kur e kanë larguar pas fitimit të titullit kampion tek Tirana.
Kishte javë që përflitej largimi i Sulejmanit, aq sa thuhej me humor se sa të vazhdonin barazimet aq do të ishte edhe mbijetesa e trajnerit. Duket si një rast ku thashethemi, me tone humori, ka binjak të vërtetën. Në pamje të jashtme duket sikur “bobin” e shkarkuan më shumë shifrat se sa eprorët, pasi në 12 ndeshje, peshkoi vetëm 2 fitore, 9 barazime dhe 1 humbje,por nga brenda familjes, atje ku në peshore nuk janë vetëm shifrat e tabelës, ishin prishur raportet me futbollistët. Pikërisht me ata që Sula i ekzaltuar fillimisht, i çmoi si “ëngjëj të bindur” dhe si një racë tjetër për nga ana karakterit po ti krahasoje me ..vellezerit.
Sfidanti.al