Barcelona nuk është Argjentina, ndaj edhe Lionel Mesi ka më shumë “duk” kur luan për katalanasit. Jo vetëm fiton e merr kupa, por edhe shënon gola të veçantë dhe bën veprime teknike që vështirë t’i ketë bërë njeri në historinë e futbollit. Tifozët në “Kamp Nou” ishin dëshmitarë të mrekullisë së fundit, asaj ndaj Hueskës, kur barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 16-të.
Mesi ndryshoi lëvizjen në mënyrë të rrufeshme, duke kaluar në anën e kundërt, e duke bërë që kundërshtari që e mbulonte, Luizinjo, të humbiste ekuilibrin. Më pas, ai vrapo diagonalisht dhe shënoi me të djathtën. Të njëjtën gjë e kishte bërë në gjysmëfinalen ndaj Bajernit në Champions në 2015, kur rrëzoi përtokë Zherom Boatengun.
“Numrat” e tij janë kaq të shumë saqë mund të mendohet se i kanë bërë ata që i përkasin ajkës së futbollit si uruguajani Hoze Andrade në vitet 1920, argjentinasit Hoze Manuel Moreno dhe Adolfo Pedernera në vitet 1940-të, Alfredo Di Stefano, Pele apo Maradona.
Sfidanti.al