9 barazime në 10 ndeshje! Erdhën nga Kina, apo do t’i çojmë në ..Kinë

Gjithë jetën jemi krenuar me fitoret si gjëja më sublime në futboll, kohë e fundit po shpallemi të lumtur edhe me barazimet! Dhe çfarë barazimesh? Aq sa për të thirrur me zë të lartë: hapi fletët “Gines i Superiores”! Nga 10 ndeshje , 9 barazime në dy javë! S’ka humbës , s’ka fitues, të gjithë me nga 1 pikë , si një lumturi e kontrolluar me pikatore. Populli i mbijetuar i futbollit paska pyetur i habitur, madje më shumë dyshues, : ç‘është ky virus barazimesh? Erdhi nga Kina , apo e e gjetëm midis nesh dhe do ta çojmë në ..Kinë!

Se çfarë thonë shefat per kete “virgjerim” portash , këtë e kupton nga media e “portës së lartë” që predikon se këto barazime nuk janë gjë tjetër, veç një konfirmim i rivalitetit dhe i barazisë që do te matet me peshore farmacie këtë sezon. Të gjithë të barabartë, të gjithë që vlejnë një pikë dhe as mos kini frikë nga X-sat, se nuk janë pjellë skedinash,por i një lufte mes te “barabarteve” që vetëm sapo ka filluar.

O Zot na e trego fundin se nuk jemi mesuar pa e ditur qysh ne fillim fituesin. Këtë herë skenari i kampionatit do të jetë si filmat e Hitckokut, tejet pjellor me intriga, me imagjinata të shfrenuara per ekipin kampion. KJo garë që ka pllakosur me nje vale barazimesh si fillim , duket si nje paralajmerim se kete sezon…ilaçet do t’i pimë gjithë udhëtimin e jo vetëm në fund!

Sfidanti.al