Harroni lavdinë, “L’Ekip” bën për faqe të zezë Mesin e Nejmarin!

Që nga minuta e 74-ët e ndeshjes së të martës në “Parkun e Princave” nuk kanë reshtur hosanatë blatuara Lionel Mesit dhe fuqisë misterioze të talentit të tij. Gjithsesi, të nesërmen e fitores së Paris SG ndaj Mançester Sitit në Champions, në Francë pati një “dush të ftohtë” nga e përditshmja autoritare “L’Ekip”. Gazeta prestigjioze sportive i vendosi Mesin vetëm notën 5 nga 10 të mundshme, pra magjistari argjentinas mezi e kaloi klasën. Nejmar ishte pak më mirë me notën 6, ndërsa Mbape u vlerësua më lart për përpjekjet e tij më energjike, me notën 7. Me siguri, notat e larta i mori portieri Donaruma dhe po ashtu lojtarët mbrojtës të PSG-së. Sa për Sitin, De Brujni meritoi vetëm një 3-sh, ndërsa 100-milionëshi Grilisht mezi arriti te 4-ta, por nuk e kaloi dot klasën për “L’Ekipin”.

Sfidanti.al