Italianët kundër arbitrit turk Çakir, një “mace e zezë” për të kaltrit!

Skuadrat nga Apeninet shqetësohen menjëherë kur mësojnë se ndeshjet e tyre do t’i drejtojë një gjyqtar nga Turqia i quajtur Xhyneit Çakir. “La Gazeta delo Sport” numëron se ekipet italiane kanë fituar vetëm 10 ndeshje nga 32 që janë drejtuar prej tij, duke humbur 18 herë, ndërsa fatkeqësi ka pasur edhe kombëtarja e Italisë në 2017 ndaj Suedisë në plej ofin e Kupës së Botës. Gjithsesi, ankesat nuk janë thjesht se emri Çakir sjell pafatësi, por edhe sepse ka pasur polemika. Më e fundit, ajo për penalltinë e dhënë kundër Milanit në favor të Atletikos së Madridit, ku italianët akuzuan edhe VAR-in sepse pretenduan që topi u prek me dorë nga lojtari i Atletikos, Lemar. Po ashtu, kartoni i dytë i verdhë i Kesit u quajt i ekzagjeruar.

Sfidanti.al