Donaruma: I pakënaqur tek Paris SG? Këto janë marrina!

Ka qenë për shumë ndeshje një rezervë e Kejlor Navasit, dhe për të u tha se nuk po ndihej mirë në ekipin e tij të ri. Pati nga ata që u shprehën se nuk e kuptuan atë që bëri Xhixho Donaruma duke lënë Milanin ku ishte titullar i sigurt për të shkuar në pasigurinë e Paris SG, ndërsa shtohej edhe se italiani donte të shkonte tek Juventusi. Gjithsesi, mjaftoi një ndeshje e tij e madhe në Champions ndaj Mançester Sitit për të qetësuar situatën, gjë për të cilën mendoi vetë Donaruma. “Janë të pavërteta ato që janë shkruar se jam i pakënaqur tek Parisi, – tha ai, – më vjen të qesh kur thonë se bëra gabim që zgjodha këtë ekip. Unë jam i lumtur këtu, dhe është një kënaqësi e pabesueshme të luash me kampionë të këtij niveli”. Gjithsesi, Donaruma ka luajtur vetëm 3 ndeshje si titullar këtë sezon, ndaj 8 të 34-vjeçarit Kejlor Navas.

Sfidanti.al