Flasim për rrjeta të shënuara në konkurrime që, siç thonë në Itali, “llogariten”, pra që kanë rëndësi. Atalanta ka disa kohë që luan në Champions, por nga 30 gola të shënuar deri dje, asnjëri prej tyre nuk ishte shënuar nga ndonjë lojtar italian. i pari që ia doli ishte Mateo Pesina, djaloshi i ri që bën pjesë në kombëtaren kampione të Europës të Roberto Mançinit. Atalanta ka qenë një “multinacionale”, një “shumëkombëshe” pasi golat ishin shënuar vetëm nga të huajt. Rekordmeni me 6 gola është Josip Iliçiç, ndërsa nga 4 gola kanë Zapata dhe Muriel. Janë gjithsej 12 lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar për trajnerin Gasperini.
Sfidanti.al