Tre muajt mungesë të Xhakës mund t’i kushtojnë Arsenalit, Championsin!

Më e keqja e mundshme e hipotezave doli e vërtetë dhe londinezët do të duhet të bëjnë për një kohë të gjatë pa njërin prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm. i kritikuar ndoshta më shumë sesa i lavdëruar, Granit Xhaka ka qenë gjithnjë një “gur themeli” për këtë Arsenal që nuk ka më në ekip “Të Pathyeshmit” e dikurshëm, ndaj edhe mungesa e tij 3-mujore pritet të prishë punë. Diagnoza tregoi një dëmtim të rëndësishëm në gju, të pësuar në fitoren e madhe 3-1 në derbin e Londrës ndaj Totenhemit në “Emirejts”. Një fatkeqësi për trajnerin Arteta dhe për tifozët, pasi Xhaka sapo ishte kthyer nga një pezullim prej 3 ndeshjesh. Arsenali nuk pretendon titullin këtë sezon, por dëshiron të kthehet në futbollin e Championsit veçse pa mesfushorin shqiptar të Zvicrës do të jetë më e vështirë.

Sfidanti.al