Ema Radukanu, je tepër e re për dhurata në Hollin e Lavdisë!

Nuk priti gjatë dhe bëri një veprim fisnik. Padyshim, kampionia e re e US Openit, Ema Radukanu, i ka pasur të gjitha qëllimet e mira kur dhuroi uniformën e saj në finalen e fituar ndaj Lejla Fernandezit në Sallën e Lavdisë së tenisit. Anglezja, me origjinë të përzier rumuno-kineze, është vetëm 18 vjeç, dhe duket diçka jonormale që në një moshë kaq të re ajo të bëjë dhurata në një Holl ku janë kujtimet e kampionëve të mëdhenj e të sprovuar për vite me radhë. Në Hollin e Lavdisë janë raketa e Arthër Ejshit, këpucët e Billi Xhin Kingut dhe hologrami i Rozher Federerit.

Sfidanti.al