Analiza e alarmit: Mesi e ka rënduar problemin e Paris SG!

Kur ke një treshe sulmi të përbërë nga argjentinas, Kilian Mbape dhe Nejmar, atëherë mesfushorët dhe mbrojtësit ndihen sikur kanë mbi vete një barrë që u merr frymën. Majkëll Koks, një analist i statistikave dhe lojës së futbollit, thekson se deri tek goli në 74’, Mesi ishte një “negativ absolut” për Paris SG duke mos bërë asnjë pjesë nga detyrat mbrojtëse. Mbape dhe Nejmar edhe u përpoqën ndonëherë, por jo Leo, dhe Kanselo pati lirinë për të vepruar për qejf në krahun e tij. Mançester Siti dominoi lojën dhe sipas Koksit, do të jetë vetëm çështje kohe derisa indisiplinimi i Mesit t’i kushtojë rëndë parizienëve. “Sezonin e kaluar PSG vuajti shumë ndaj Bajernit dhe pati shumë fat që u kualifikua, ndërsa këtë vit, Mesi e ka rënduar këtë problem”, – përfundon analisti.

Sfidanti.al