Zidane te Marseille por me një kusht

Zinedine Zidane ka pranuar të marrë drejtimin e Olympique Marseille, por vetëm me kushtin nëse klubi më i titulluar i Francës kalon në duart e arabëve që aktualisht po interesihen.

Dy portalet “Goal” dhe “Sun” shkruajnë se Zidane ka kërkuar një buxhet transferimi 260 deri në 300 milionë euro për merkaton në mëyrë që të pranojë edhe ofertën e bërë nga drejtuesit aktualë dhe nëse nëse Frank McCourt vendos të shesë klubin, atëherë në Ligue 1 mund të hapet një kapitull i ri. Si trajner i Real Madrid, Zidane fitoi tre UEFA Champions League, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa UEFA dhe dy Superkupa Spanjolle.

sfidanti.al