Superliga e Turqisë, Fenerbahce “verbon” kundërshtarët

Fenerbahce e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2023/24 në Superligën e Turqisë, ku pas gjashtë javësh është skuadra kryesuese dhe për më tepër me pikë të plota, e ndjekur nga rivalët e Galatasaray me një barazim dhe 5 fitore e 2 pikë më pak. Në këtë mënyrë, gjatë këtij sezoni do të projektihet një derbi në distancë mes dy skuadrave më të titulluara të Turqisë.

Merkatoja e verdhezinjve ka goditur në shenjë pasi në total gjatë sezonit të ri llogaritur këtu edhe ndeshjet europiane, Fenerbahce numëron 13 fitore në po kaq ndeshje. Suksesi i fundit ndaj Istanbul Basaksehir me rezultatin 4-0 është vetëm i fundit në radhë. Blerjet e verës, Edin Dzeko, Fred, Dominik Livakovic, Cenkiz Under, Mert Murur, Dusan Tadic, Szymański dhe Rodrygo i kanë dhënë klubit turk besim e vazhdimësi për të nisur një cikël të ri suksesesh, ndërsa pas 9 vitesh, Fener duket se mund të luftjë sërish për titullin kampion.

 

sfidanti.al