Të shtunën rikthehet në fushë futbiolli shqiptar i femrave me edicionin e ri të Kategorisë Superiore 2023-2024. FSHF njofton se java e parë e edicionit të 15 do të të startojë me ndeshjen Kinostudio – Teuta, që do të luhet paraditen e nesërme, duke nisur nga ora 10:00 në QSK Kamëz. Ndërkaq, po nesër do të zbresin në fushë edhe Tirana me Lushnjën, që do të luajnë takimin e parë për këtë sezon në kompleksin ‘Skënder Halili’ duke nisur nga ora 13:00.
Të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të javës së pare, teksa takimi Skënderbeu-Laçi do të zhvillohet në një moment të dytë. Apolonia do të udhëtojë drejt Gramshit, me këto të fundit që do të luajnë takimin e tyre të parë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00. Siparin e javës së parë do ta ulë takimi Partizani – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e parë sezonale, që nis në ora 15:00 dhe do të luhet në kompleksin ‘Arena e Demave’.
sfidanti.al