Vajzat e Flamurtarit, një motiv krenarie për Vlorën

Flamurtari nuk njeh rivalë as në Kupën e Federatës. Një skuadër që vazhdon të dominojë basketbollin e femrave e ndryshe nga disa vite më parë, bërthama e vajzave vlonjate është një moriv krenarie më shumë.

Kampionet në fuqi u imponuan edhe një herë ndaj Partizanit, rivalit që gjatë sezonit të kaluar u bëri opozitë por historia nuk ndryshon, ato mbeten poli më i rëndësishëm sportiv jashtë kryeqytetit. Trajneri Viron Toska hodhi bazat më shumë se dy dekada më parë ndërsa trajnerja Elona Haanaj po vijion rrugën në gjurmët e tij dhe sot Flamurtari i basketbollit të femrave nuk është vetëm një histori suksesi në Vlorë por edhe një model që duhet ndjekur në gjithë Shqipërinë.

sfidanti.al