Biondja shqiptare që po i “bën gropën” yllit të Borussia Dortmund

Karim Adeyemi po kalon një formë shumë të dobët këtë sezon dhe në Gjermani kanë nisur të dyshojnë se fajëtore në këtë mes është e dashura e tij, Loredana. Këngëtarja shqiptare është në një lidhje me sulmuesin dhe sipas “Bild”, jeta e tij jashtë fushës po e penalizon brenda saj.

Këtë e tregojnë shifrat që flasin për 0 gola të shënuar në 5 ndeshje, vetëm 2 goditje në portë dhe vetëm 3 driblime të suksesshme në 15 të tentuara. Tabloidi gjerman insiston se Adejemi për momentin duket më i fokusuar te jeta me këngëtaren shqiptare dhe vajzën e vogël, Hana, e lindur nga lidhja e mëparshme e saj me Mozzik.

sfidanti.al