Bendtner “mbret” edhe jashtë fushës së lojës

Niklas Bendtner është në qëndër të vëmendjes edhe kur nuk luan futboll. Ish-sulmuesi danez që ka shëtitur në disa skuadra të mëdha europiane, i ka dhënë fund lidhjes me modelen suedeze Klara Linea Vahlkvist, një pjesëmarrëse e Miss Universe. Bukuroshja 24-vjeçare bëri të ditur në rrjete sociale se tashmë çifti ishte ndarë.

“Ne thjesht duam gjëra të ndryshme në jetë”, shkroi ajo në një postim në Instagram. Ndërkohë, tabloidi danez “Se og Hor” ka zbuluar se Bendtner nuk ka vonuar të gjejë ngushëllim në krahët e një tjetër bukurosheje. Ai ka zhvilluar një udhëtim romantik me aktoren 34-vjeçare Sus Uilkins në Romë. Sus, me sa duket kërkonte gjithashtu ngushëllim, pasi ishte ndarë nga lidhja 10-vjeçare me këngëtaren Freja Kirk.

sfidanti.al