Me shumë mundësi është bërë një llogari duke pasur parasysh gjendjen e thesarit dhe nevojave të skuadrës. Tek Mançester Junajtidi duket se kanë përpiluar strategjinë e transferimeve të verës, që përfshijnë një rikthim të bujshëm të Kristiano Ronaldos në “Old Traford” dhe një investim për 20-vjeçarin Xhejdën Sanço të Dortmundit. Për CR7-ën nuk do të duheshin aq shumë para për të marrë kartonin, pasi Juventusi do të pranonte edhe me 25 milionë euro, ndërsa superylli portugez mund të ishte i detyruar të pranonte një ulje të rëndësishme të rrogës, ndoshta edhe gati përgjysmë. Besohet se nuk ka rrugë tjetër, ndërsa gjykon se me Juventusin nuk do të arrijë kurrë ta fitojë Championsin.
Sanço është investim për të ardhmen dhe mund të kushtojë deri në 92-95 milionë euro, shifër e pranueshme për moshën e re dhe për talentin që ka. Dortmundi vjet kërkoi gati 125 milionë euro dhe Junajtidi nuk pranoi. Njoftimet nga Anglia janë që “djajtë e kuq” nuk do të paguajnë 150 milionë euro për Erling Halandin apo 140 milionë euro për Harri Kejnin, jo sepse ata nuk janë të mirë, përkundrazi, por sepse janë tepër të shtrenjtë, dhe do të duhej të kishin edhe rroga të larta, 15-20 milionë euro në sezon. Për momentin, me Kavanin, Rashfordin, Marsialin, Grinvudin, si dhe me Sançon e Ronaldon nëse vijnë, Junajtidi nuk do të kishte problem për golat.
Sfidanti.al