Ka edhe një javë deri në përfundim të Bundesligës, edhe një 90 minutësh nën drejtimin e trajnerit Hansi Flik, ndërsa njeriu më i përqëndruar në Bavari është Robert Levandovski që ka barazuar rekordin e golave të Gerd Mylerit dhe synon që ta thyejë. Pjesa tjetër e skuadrës duket sikur ka filluar pushimet që tani, ndërsa argëtohet në kohën e karantinës, në grumbullim në prag të ndeshjes. “Bild” informon se treshja Alaba-Kimih-Gnabri, që janë shumë shokë me njëri-tjetrin, shkuan në stërvitje duke kënduar këngën e Oktoberfestit të këngëtarit austriak, Peter Kornelius, “më fal, por unë të njoh”. Kingsli Koman u bashkua me ta (në foto), por më shumë u mor me një këngë rep në telefonin e tij. Dy yje të tjerë, ndërkaq, Tomas Myleri dhe Niklas Zyle, u argëtuan në fushën e golfit. Pasi Zyle realizoi një goditje shumë të mirë, Myleri i tha: “Të lumtë Niki, gjuajtje e përsosur, më e mira e javës, por tani bëhu pak i gëzueshëm, jo kaq shumë i turpshëm”.
Sfidanti.al