Uestbruk udhëheq Uashingtonin për në plej of

Fitorja ishte me dominim, ndonëse basketbollisti më i mirë në parket nuk është se shkëlqeu më shumë se herët e tjera. Uashingtoni siguroi vendin në plej of me fitoren në ndeshjen teke ndaj Indianës me shifrat 142-115, ndërsa Rasëll Uestbruk luajti lirshëm, dha kontribut dhe udhëhoqi ekipin. Ai shënoi vetëm 18 pikë, që janë pak për standardet e tij, por edhe kapi 15 topa në tabela e shërbeu 8 asistë duke iu afruar tripëll dabëllit, që është specialiteti i tij. Përballë Uestbrukut dhe Uashingtonit do të jetë Filadelfia dhe ylli i saj kryesor, Zhoel Embijd. Për Uizardsët më shumë pikë shënoi Bredli Bil, 25, që është edhe shënuesi i dytë më i mirë i sezonit të rregullt në NBA. Indiana pati më të mirin tek Domantas Sabonis, ndërsa lituanezi shënoi 19 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 10 asistë.

Sfidanti.al