Atletico Madrid, Diego Simeone: Do të japim jetën për titullin

‘Është një ditë e rëndësishme, do të luftojmë për atë që duam’. Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madrid e prezantoi në këtë mënyrë sfidën e javës së fundit në La Liga kundër Valladolidit që mund t’i dhurojë titullin skuadrës së Los Colchoneros.

‘Është një finale mes 2 skuadrave që luftojnë për objektiva të ndryshem-vijoi Simeone- dhe të dyja do të japin jetën për të arritur objektivin. Ishte një sezon shumë i  gjatë dhe të gjitha skuadrat kanë përjetuar situata të ndryshme për të arritur deri këtu. Jemi 2 ekipe në luftë për titullin, 3 për mbijetesën dhe 3 për Europa League. Kjo është  La Liga, duhet të japësh maksimumin duke shpresuar që në fund të marrësh më të mirën

Sfidanti.al