Kontaktet me talentin 22-vjeçar të Romës kanë nisur dhe gjithçka është në “fije të perit”. Juventusi jo vetëm e ka shprehur dëshirën për të pasur Nikolo Zaniolon në ekip sezonin e ardhshëm, por edhe ka biseduar me agjentin e tij, ndërsa pritet oferta e Romës për rinovim. Gjithsesi, mediat italiane shkruajnë se “Zonja e Vjetër” po përpiqet të realizojë projektin për të ardhmen, bazuar në disa lojtarë të rinj italianë. Ata janë Raspadori i Sasuolos (që mund të zëvendësojë Dibalën), Faxhioli i Kremonezes që ka qenë pjesë e Juves U23, Karnezeki që është portier i Italisë U21 dhe që vëzhgohet prej kohësh, si dhe Rovela i Xhenoas që është i huazuar pikërisht nga Juventusi prej 1 viti e gjysmë.
Sfidanti.al