Futboll në -18 gradë në Minesotë, SHBA e Hondurasi vishen “nga koka te këmbët”!

Nuk është Siberi, por gjithsesi është shumë ftohtë. Skuadrat kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Hondurasit luajtën ndeshjen mes tyre në eleminatoret e Kupës së Botës, në kushte të vërteta dimri, me temperaturën deri -18 gradë Celsius. Amerikanët fituan 3-0 në stadiumin “Alianc Fild” (Allianz Field) në Sent Pol të Minesotës, me gola të shënuar nga Mekkeni, Zimerman dhe Pulishiç, ndërsa spikati fakti se futbollistët u lejuan të visheshin mirë nga koka deri te këmbët, duke pasur edhe kapuçë, me shallë rreth qafës apo rreth mesit, ndërsa ndërhyrjet e gabuara shkaktuan shumë dhimbje.

Sfidanti.al