“Fenomeni” Ronaldo: Rroga e Mbapesë është një çmenduri!

Ai vetë ka qenë një nga lojtarët më të paguar të epokës së tij, në vitet 90-të e 2000, atëherë kur futbolli ishte biznes, por jo kaq global sa është sot. Gjithsesi, “baballarët” e kanë shumë problem kur “djemtë” janë ndryshe nga ata vetë, duke e quajtur këtë ndryshim si “shfaqje e huaj”. Kështu i duket “Fenomenit” Ronaldo rroga që pritet të ketë Kilian Mbape tek Reali i Madridit. Sipas mediave, francezi 23 –vjeçar do të fitojë 50 milionë euro në sezon, pra gati 1 milionë euro në javë dhe “Fenomeni” Ronaldo thotë se kjo gjë është një “çmendur”. Gjithsesi, braziliani thotë se Mbapeja ka cilësitë për të qenë numri 1 në botë.

Sfidanti.al