Raportet e para në Gjermani shkruanin se mesfushori i ri nuk e pati aspak me dëshirë që luajti në krahun e djathtë në ndeshjen e Bundesligës ndaj Augsburgut. Bajerni e humbi atë ndeshje 0-1 dhe ka 4 sfida pa fitore në kampionat, ndërsa shqetësimi më i madh kishte të bënte me pakënaqësitë në ekip ndaj trajnerit Julian Nagelsman. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se nuk është e vërtetë që Kimih ishte i mërzitur nga tekniku, dhe se nuk kërkoi në pushim të ndeshjes në Augsburg që të kthehej në mesfushë, dhe të mos luante djathtas. Kjo duket e besueshme pasi Kimih është njëri nga kapitenët dhe nuk e ka zakon të ankohet.
Sfidanti.al