Pogba pranon se ka marrë shtriga “me qira”, por jo kundër Mbapesë!

Në të vërtetë nuk ka shumë logjikë që një mesfushor të dëshirojë të keqen e një sulmuesi, pasi ky i fundit nuk ia zë vendin në ekip. Pra, nuk ka kuptim që Pol Pogba të bëjë ç’mos që të nxjerrë nga loja Kilian Mbapenë te kombëtarja e Francës. Në të vërtetë, vëllai i Pogbasë, Matiasi, e akuzoi Polin pikërisht për këtë, pra që ai ka huazuar shtriga që të bëjnë mallkim ndaj Mbapesë, pra që ky ose të dëmtohet, ose të bjerë nga forma. Mesfushori i Juventusit ka pranuar se ka huazuar shtriga, por jo për t’i përdorur kundër sulmuesit 23-vjeçar, por për të shpëtuar nga dëmtimet. Pavarësisht nëse thotë të vërtetën ose jo, kjo tregon se çfarë niveli arsimor, logjik dhe intelektual ka Pol Pogbaja!

Sfidanti.al