Nuk mjafton vetëm fanela, Gjermania rrit “pazarin” për lojtarët në Kupën e Botës!

Kjo histori ka kohë që ka nisur dhe nuk ekziston më ideja e dikurshme se “teutonët” luftojnë thjesht për vendin e tyre, për tifozët dhe për stemën e Federatës, në turnetë e mëdhenj të futbollit. Në 2014, yjet e skuadrës së trajnerit Joakim Lëv morën nga 300 000 euro për fitoren e titullit planetar në Brazil, ndërsa në 2018 në Rusi ishin parashikuar 350 000 euro për të fituar Botërorin. Ato mbetën në “sirtar” sepse Gjermania (gjithashtu e Levit) u eliminua në grup. Tashmë, për Katarin, është rritur edhe një 50-she tjetër, pasi çdo futbollist do të fusë në xhep 400 000 euro nëse “manshafti” fiton Kupën e FIFA-s. Vetëm kalimi I grupit do të vlejë 50 000 euro për secilin, çerekfinalet 100 000, gjysmëfinalet 150 000, vendi I tretë është 200 000 dhe vendi I dytë 250 000 euro.

Sfidanti.al