Raporti mes Cristiano Ronaldo-s dhe Jorge Jesus është prishur përgjithmonë. Për sa kohë trajneri 72-vjeçar do të jetë komisari teknik i luzitanëve, ylli i Al-Nassr ka bërë me dije se nuk do të kthehet në kombëtare. Edhe pse Jorge Jesus ka pranuar që të bëjë një hap prapa, Ronaldo nuk është gati që të bëjë të njëjtën gjë dhe me shumë mundësi nuk do të kthejë një përgjigje pozitive grumbullimit në kombëtare për ndeshjet e nëntorit. Një prapaskenë të tillë e zbulon gazetari portugez i CNN Portugal, Rui Santos. “Thuhet se ai ka shprehu hapur qëllimin për të mos u rikthyer në në kombëtare, të paktën për sa kohë që Jorge Jesus është në krye të drejtimit teknik”, tha Santos.

