Xhaka e merr “me terezi” betejën e radhës për Championsin!

Ndaj Mançester Junajtidit i lumturoi dhe i shqetësoi të vetët. Granit Xhaka shënoi golin e parë në “Emirejts” ndaj ekipit të Zhoze Murinjos, dhe pastaj pësoi një dëmtim në kavilje duke u detyruar të dilte jashtë, dhe tifozët natyrshëm pyetën: A do të jetë gati për Sauthemptonin? Arsenali ende nuk e ka siguruar një vend në Champions, madje ka më pak shanse se Mançester Siti apo Liverpuli, ndërsa mbeten edhe 3-4 ndeshje deri në përfundim të Ligës së Kampionëve.

Shqiptari i Zvicrës nuk bëri asgjë për t’i qetësuar tifozët kur u paraqit në stërvitje hipur në një makinë specifike që përdoret në fushat e golfit, ndërsa shokët nisën punën. Megjithatë, Arsen Venger u duk i qetë dhe trajneri kishte arsye. Graniti zbriti menjëherë nga mjeti motorik dhe u bashkua me skuadrën. Ai nuk do të mungojë në “Sent Meri”, në stadiumin e Sauthemptonit që është bërë si një lloj tersi për londinezët.

Xhaka, ndërkaq, thotë se nuk duhet ta hedhë poshtë sezonin e tij. “Pata ulje dhe ngritje, – tha ai, – por, kjo mund të quhet normale në sezonin tënd të parë në një skuadër të re. Kështu e ka futbolli. Jemi në një moment kur duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe ne këtë e dimë. Do të luajmë, ashtu si ndaj Mançester Junajtidit”.

Sfidanti.al