Vetëm Upamekano dhe Kimih shpëtojnë nga kritikat ndaj Bajernit!

Në mediat bavareze zakonisht jepen çmimet pas një ndeshjeje, dhe natyrisht kjo nuk është e vështirë sepse skuadra e Mynihut normalisht fiton. Gjithsesi, këtë radhë ishte situatë tjetër sepse Bajerni u mund në Kupë nga Frajburgu, ndaj vetëm dy lojtarë u veçuan nga kritikat. Dajot Upamekano, autor goli, u quaht “Der Kaizer”, pra u krahasua me Bekenbauerin, ndërsa Xhoshua Kimih u quaj “Zoti i Futbollit”. Vetëm kaq, me Serzh Gnabrinë që mori një vlerësim të “vakët”, por me pjesën tjetër të skuadrës që pati fshikullima.

Sfidanti.al