Reagon Liga e Futbollit italian: Përjashtim për tifozët racistë!

Racizmi dhe dhuna nuk do të tolerohen më. Është ky kërcënimi i Ligës Italiane të Futbollit, pas ngjarjeve në tribuna gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Interit, por edhe atyre në fundjavë në sfidën Napoli-Milan. Në një njoftim, Liga bën të ditur se do ashpërsojë masat dhe të gjithë tifozët që do të evidentohen me këto sjellje do të përjashtohen përjetë. Kjo lëvizje e fortë vjen në një kohë që kur në Itali ka nisur një debat I nxehtë, por edhe shumë interesant që lidhet me sigurinë e në stadiume. Ideja e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis është ajo e një ligji “Theçer”, pas dhunës së tifozëve napolitanë në ndeshjen e fundit kundër Milanit.

Por çfarë është ky ligj që mban emrin e “Zonjës së Hekurt”. Në mesin e viteve 80-të, ajo firmosi një ligj kundër huliganizmit shumë shqetësues në atë kohë në futbollin anglez. Tifozëve iu ndalohej konsumimi i pijeve alkoolike në stadium dhe të gjithë duhet të paraqisnin mjet identifikimi në hyrje të impianteve. Po ashtu u ashpërsua ndëshkimi administrativ dhe penal jo vetëm për aktet e dhunës fizike, por edhe verbale si racizmi. Po ashtu u ndalua për pesë vjet pjesmarrja e skuadrave angleze në Europë. Kjo solli një ndryshim radikal dhe tani stadiumet e Premier League dhe futbollit anglez janë më të sigurtët në botë.

Sfidanti.al