Duka si Rama, këta të dy nuk u shpallkan kurrë “Non Grata”

Edhe pse në Shqipëri shkojnë si “macja me miun”, sërish jashtë kufijve duket se kanë fat të përbashkët. Edi Rama dhe Armand Duka janë dy “beniaminët” e momentit të ndërkombëtarëve, i pari në politikë dhe kuptohet më i rëndësishmi, dhe i dyti në fubtoll, në gjënë më të rëndësishme nga të parëndësishmet”. Gjithsesi, kur bosi i FSHF-së jo vetëm merr mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, por edhe shton votat dhe madje lë prapa gjithë të tjerët, pyetja vjen shumë e thjeshtë për t’u bërë?

Si mundet që një shqiptar të marrë më shumë vota se një, të themi, italian, gjerman, anglez, spanjoll apo francez? Çfarë magjie është kjo që tejkalon ndikimin dhe emrin e madh të atyre që vijnë nga vende të tilla të fuqishme? Duket se këta dy shqiptarët tanë ia kanë marrë dorën të huajve, dhe jo më kot thuhet shpesh se ndërkombëtarët mbajnë radhë për të qenë ambasadorë në Shqipëri. Për momentin është e sigurt që asnjëri prej tyre nuk shpallet “Non Grata”, sado që të godasin majtas-djathtas ata që i quajnë armiq dhe të kërkojnë bindje absolute.

Sfidanti.al