Ronaldo shënon dy herë, por mbetet në vend të dytë!

Në këtë kampionat ka shkuar pikërisht për të shtuar rekordet. Kristiano Ronaldo shënoi edhe dy gola të tjerë në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, në një tjetër fitore të ekipit të tij. Al Nasr fitoi 5-0 jashtë fushe dhe superylli portugez realizoi së pari me penallti, dhe pastaj nga aksioni. Tashmë, Ronaldo ka 11 rrjeta e 2 asistë në vetëm 9 ndeshje në ligën saudite, ndonëse është ende 5 gola prapa shënuesit më të mirë. Padyshim që CR7-ta do të luftojë deri në fund për ta fituar Këpucën e Artë.

Me këta dy gola, Kristiano arriti në 834 rrjeta në karrierën e tij, duke thelluar rekordin si lojtari që ka shënuar më shumë në historinë e futbollit profesionist. Sidoqoftë, ekipi i tij, Al Nasr mbetet në vendin e dytë në renditje. Në vend të parë është rivali i madh, Al Itihad, ndonëse diferenca është tepër e vogël, vetëm një pikë. Ronaldo të përpiqet që të fitojë titullin e parë kampion jashtë Europës, ndërsa duhen edhe 8 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Sfidanti.al