Revolucion në tregun e transferimeve, penalizohen menaxherët

FIFA ka bërë realitet atë që kishte njoftuar prej kohesh, duke i hapur luftë agjentëve dhe menaxherëve të futbollit. Këta të fundit nuk mund të vendosin me vetë përfitimet e tyre në transferimin e futbollistëve. Kështu, sipas vendimit të fundit të qeverisë botërore të futbollit agjentët mund të fitojnë deri në 6% të rrogës së futbollistit nëse ajo është deri në 200 mijë euro në sezon dhe deri në 3% nëse ajo e kalon këtë shifër. Agjentët e futbollit akuzohen se kanë prishur tregun e transferimeve duke bërë që kartonët e futbollistëve të kapin vlera marramendëse. Ndërkohë, Shoqata Ndërkombëtare e Futbollit ka paralajmëruar beteja gjyqësore për të zhbërë këtë vendim të FIFA-s.

Sfidanti.al