Futbolli qenka edhe i tillë, që Reali fiton 4-0 në Barcelonë!

Ndodhi vjet me katalanasit në Madrid, qëlloi edhe tani me “merengesit” në “Kamp Nou”. Reali fitoi 4-0 në fushën e Barcelonës duke u kualifikur për në finalen e Kupës së Mbretit, dhe kjo vetëm pak ditë pasi Milani triumfoi 4-0 në stadiumin “Maradona” të Napolit. Karim Benzema ishte më i miri me 3 gola dhe një asist për Vinisiusin, dhe skuadra e Ançelotit ka mundësi tani të synojë dy trofe, Championsin dhe Kupën e Mbretit. Barcelona kishte fituar 1-0 në Madrid, por duke luajtur shumë më dobët dhe duket se Reali e meriton plotësisht suksesin që do të mbetet në histori.

Sfidanti.al