Trezege: Tek Juventusi ka munguar dialogu me Kristiano Ronaldon

Ai vetë ka qenë tek “Zonja e Vjetër” dhe ka qenë pjesë e një brezi që fitoi mjaft. David Trezege luajti për shumë sezone me ish-kampionët e Italisë, aq sa për t’i njohur mirë dhe për të analizuar me kompetencë se çfarë ndodh aty. Sulmuesi i Francës, që ishte për 10 vjet në Torino (245 ndeshje, 138 gola), flet për Kristano Ronaldon. “Momenti që morën Ronaldon ishte një moment i një veprimi gjenial nga ana e Juventusit, – thotë 43-vjeçari, – sepse e bëri një klub që gjithnjë ka parë bilancin dhe nuk ka shpenzuar pa limit. E vërtetë që Ronaldo pati disa probleme me shokët e ekipit, por shënoi 100 gola në 3 vjet”.

Trezege mendon se tek Juvja ka qenë problem bashkëbisedimi, dialogu, dhe thotë se kjo gjë nuk do të ndodhte nëse do të kishte qenë trajner Zinedin Zidani. “Askush nuk mund ta menaxhojë më mirë sesa Zidani, – thotë ai, – mungoi dialogu, pasi një trajner mund ta psikologjisë lojtarin, të bisedojë me të dhe t’i tregojë se ka nevojë për të që të fitojë. Ka lojtarë që duhet t’i kesh me vete për të fituar, siç është Ronaldo apo edhe Dibala”.

Sfidanti.al