Në një ndeshje të tillë ishte i pranueshëm punë edhe barazimi, veçse një pikë vështirë të bëjë punë për këtë Milan. Nga një gol secili shënuan Lacio dhe skuadra e trajnerit Montela, mbeti 10 pikë prapa zonës “Champions”. Dëmtimi i portierit Marketi gjatë nxemjes bëri që në portë të vendosej Thoma Strakosha, tashmë “gardian” i kombëtares shqiptare, i cili nuk zhgënjeu. Lukas Bilia kaloi në avantazh vendasit në fund të pjesës së parë me penallti, ndërsa lacialët humbën mjaft raste për të realizuar golin e dytë.
Milani e shfrytëzoi fatin që pati dhe tregoi karakter për të besuar deri në fund. Një gol me nivel të lartë teknik i shënuar nga Suso bëri që të sigurohej të paktën një pikë. Portugezi, i preferuar i presidentit Berluskoni, barazoi 5 minuta para përfundimit. Lacio mbeti në vendin e gjashtë me 44 pikë (45 Inter e Atalanta), ndërsa Milani është më prapa, me 41.
Sfidanti.al