Frikë e vërtetë e Bajernit me Arsenalin, Nojer mund të besohet

Manuel Neuer ia ka frikën Arsenalit, ndonese klubi bavarez  ka një histori triumfi me londinezët.

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, pret ndeshje të vështirë të mërkurën mbrëma ndaj Arsenalit, kur të takohen në Alianz Arena.

“Nga eksperienca e dimë se çdo gjë mund të ndodhë në ndeshje të tilla, kundër kundërshtarëve të fortë. Arsenali ka dëshirë të mbajë topin, ashtu edhe ne. I njohim lojtarët dhe po ashtu ata na njohin ne. Nuk jemi kundërshtar ideal për ta, por as ata për neve”, ka shtuar Neuer