Ten Hagu e ka keq me motrat e Ronaldos dhe shtypin portugez

Zëvendësimi që i bëri Kristianos në përballjen ndaj Njukasëllit (0-0) e eklipsoi faktin që trajneri Erik Ten Hag e aktivizoi më në fund portugezin si titullar në Premier Ligë. Kjo gjë kishte ndodhur më parë vetëm në Ligën e Europës, por pasi Ronaldo doli nga fusha në 70’ për t’i bërë vend Rashfordit, shpërthyen “rrebeshet”. Mediat portugeze shkruan se “nëse vazhdon kështu, Ten Hagu nuk e zgjat as deri në janar”, ndërsa këtij mesazhi i bëri jehonë motra e Kristianos, Elma Aveiro. Përveçse e ribotoi mesazhin në rrjetet sociale, ajo shkroi se “është shumë vonë që Erin Ten Hagu të justifikohet se përse e zëvendësoi Ronaldon”. Më herët, trajneri holandez i Mançester Junajtidit është sulmuar nga motra tjetër e CR7-ës, Katia.

Sfidanti.al