Kështu shkruan “Marka” e Madridit, me një notë dhimbjeje për ish-yllin e Realit. Luka Donçiç, që doli i humbur nga Arena e Feniksit. Basketbollisti nga Sllovenia shënoi 35 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, si dhe pati 1 vjedhje topi, por Dallasi u mund nga Sansët, 107-105 në ndeshjen e parë të sezonit në NBA. Vetë Donçiç provoi një tripikësh nga largësia në sekondat e fundit, që do të kishte sjellë fitoren, por nuk e realizoi dot. Dallasi kryesoi, veçse Feniksi reagoi dhe përmbysi rezultatin. Slloveni gaboi shumë nga distanca me 2 realizime nga 10 prova tripikëshe, ndërsa për Feniksin më i miri ishte i zakonshmi Devin Buker me 28 pikë, 4 topa në tabela e 9 asistë.
Sfidanti.al