Tani gëzohu, Barcelona e konsideronte Junajtidin si rivalin më të dobët?

Barcelonës i eci fati dhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do ta zhvillojë në “Old Trafford”, duke qenë se UEFA nuk lejon për asye sigurie që brenda 24 orëve të luhen dy ndeshje në të njëjtin qytet. Ky, në fakt, do të jetë një lehtësim i dytë për Mesin dhe shokët e tij, sepse ata donin që shorti t’u vinte përballë Porton ose Mançester Junajtdin. Gazeta “AS” shkruan se katalonjasit konsideronin se me këta dy ekipe ata do të kishin më pak probleme në rrugën drejt gjysmëfinaleve të LK-së. Barcelona nuk donte që në çerekfinale të konfrontohej me Sitin ose me Juventusin.
Statistikat e LK-së, në fakt, vetëm se e konfirmojnë këtë dëshirë të futbollistëve të Ernesto Valverdes. Junajtidi ka arritur të fitojë vetëm një herë në tetë ndeshjet e fundit me Barcelonën, duke humbur në dy finalet e fundit më 2009 dhe 2011.
Edhe Mesi ka kujtime të bukura nga ndeshjet me ekipet angleze, kundër të cilëve ai ka shënuar një numër rekord golash – plot 22.
Sfidanti.al