Shorti që u hodh në Nion për Ligën e Kampioneve (LK), vuri përballë njeri-tjetrit në çerekfinale të saj Mançester Sitin dhe Totenhemin që, në fakt, do të zhvillojnë mes tyre tri ndeshje brenda një kohe të shkurtër.
Të dy ekipet ndodhen midis ekipeve që kryesojnë Premier Ligën dhe e njohin mirë njeri-tjetrin dhe ata do të kenë mundësinë që “ta njohin” edhe më mirë njeri-tjetrin, pasi brenda 11 ditësh do të ndeshën tri herë: më 9 prill Totenhemi do të luajë me Sitin në kuadrin e LK-së dhe më 17 prill do të zhvillohet ndeshja e kthimit, ndërsa tri ditë më vonë, më 20 prill, të dy ekipet do të ndeshen në Premier Ligë.
Siti ndodhet në krye të tabelës së klsifikimit, kurse Totenhemi, në fakt, ndodhet i përfshirë në një minikrizë dhe po lufton për një nga katër vendet që të çon në LK-në e sezonit të ardhshëm.
Sfidanti.al