Interi largon Ikardin e Perishiçin, “në shënjestër” dhe Spaleti

Trajneri po reziston (për momentin). Nuk dihet mirë se çfarë vendimi është marrë në “Pallatin e Pushtetit” tek Interi, por Luçiano Spaleti është “në shënjestër” dhe gati për t’u zëvendësuar me një emër të madh (Murinjo, apo Simeone?). Gjithsesi, mediat italiane japin të sigurt vendimin tjetër të Bepe Marotës dhe të drejtuesve të tjerë zikaltër. Në verë, nga skuadra do të largohen Mauro Ikardi dhe Ivan Perishiç, dy lojtarët që krijuan sherrin dhe prishën harmoninë.

Kupola e Interit mendon se në përfundim të sezonit duhet të ketë disa ndryshime të rëndësishme, pra edhe afrime të lojtarëve me peshë, por për momentin do të bëhet gjithçka për të arritur kualifikimin për në Champions. Kjo është arsyeja që nuk diskutohet pozicioni i Spaletit, për të mos e tronditur skuadrën në një moment kaq vendimtar. Për më tepër, kriza e rezultateve duket se vjen nga problemet e krijuara nga Ikardi e Perishiç, dhe jo nga pazotësia e trajnerit për të kontrolluar ekipin.

Sfidanti.al