Sulmi do përforcim, Real Madrid pas “yllit” të Juventus

Me 52 gjuajtje drejt portës kundërshtare dhe vetëm 1 gol të shënuar në përballjet ndaj Barcelonëa e Juventus, duket se largimi i Benzemas nga maja e sulmit të “galaktikëve” të Real Madrid ka lënë një boshllëk goxha të madh në sulmin e këtyre të fundit.

Për këtë arsye “mbretërit” spanjoll kanë filluar të kërkojnë për një “numër 9” të mirëfilltë dhe duket se objektivi i tyre kryesor është “bomberi” i Juventus, Dusan Vlahoviç, i cili përveç anglezëve të Çelsit tanimë ka zgjuar dhe interesimin e spanjollëve. Për kartonin e serbit, “zonja e vjetër” kërkon 80-100 milionë euro dhe tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim se çdo të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit.

 

sfidanti.al