Tashmë gjithçka është zyrtare, Josko Gvardiol është qendëmbrojtësi më i ri i “qytetarëve” të Mançester Siti, me këta të fundit që me të tilla transferime, duket se duan të rikonfrimojnë veten në “majën” e futbollit evropian.
Për kartonin e 21-vjeçarit kroat, bordi i “qytetarëve” derdhi në arkat e “demave” gjermanë të Lajpcig plot 75 milionë paund, ndërsa përsa i përket kontratës personale, Gvardiol ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
sfidanti.al