Sprinti për titull, kalendari nuk e ndihmon aspak Milanin

Këtë javë, që është e 34-ta, do të luajë Interi ndaj Romës në “San Siro” këtë të shtunë në orën 18:00. Zikaltërit duhet të kenë kujdes ndaj një skuadre shumë në formë që nuk humb prej 12 ndeshjesh. Milani do të jetë ndërkaq në fushën e Lacios të dielën, ndërsa Napoli do të jetë në Empoli. Në javën 35-të, Interi do të arrijë në ndeshjen ndaj Udinezen pas sfidës së prapambetur ndaj Bolonjës, pra do të jetë i ngarkuar.

Java 34: Inter-Roma, Lacio-Milan, Empoli-Napoli

Java 35: Milan-Fiorentina, Udineze-Inter (në mesjavë Bolonja-Inter), Napoli-Sasuolo

Java 36: Verona-Milan, Inter-Empoli, Torino-Napoli

Java 37: Kaljari-Inter (pas finales së Kupës, Inter-Juventus), Milan-Atalanta, Napoli-Xhenoa

Java 38: Inter-Sampdoria, Sasuolo-Milan, Specia-Napoli.

Sfidanti.al