Barça pranë Championsit, por dëmtimet shtohen me Arauhon e Alveshin

Nuk do ta ketë Europën që ta ngarkojë dhe që t’i duhet edhe pika e fundit e energjisë. Barcelona është më e qetë përsa i përket kalendarit, ndonëse nuk është mësuar të jetë kaq “lehtshëm”, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez pati edhe kënaqësi me fitoren e vështirë në fushën e Sociedadit, por edhe shqetësime. Robert Arauho, mbrojtësi uruguajan i qendrës, dhe Dani Alvesh, veterani brazilian i krahut, dolën nga fusha me dëmtime. Përveç tyre, shqetësime pati edhe kapiteni i dytë, Gerard Pike si dhe Zhordi Alba, por ata mundën të luanin deri në fund. Të mos harrojmë se Pike humbi dy ndeshje para Sociedadit për shkak dëmtimi.

Sfidanti.al