Spinacola, heroi i papritur të cilit nuk i besuan Juventusi dhe Interi!

Nuk është edhe aq i ri dhe nuk mund të cilësohet një zbulim, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Leonardo Spinacola është 28 vjeç, pra me të paktën 10 vjet karrierë, por po shkëlqen vonë, si ato lulet që vonojnë për të çelur. Gjithsesi, fati i keq nuk e ka harruar kurrë, dhe ja ku e goditi. Përtej golave të shkëlqyer të Barelës dhe Insinjes në ndeshjen ndaj Belgjikës në Europian, Italia pati edhe një moment negativ, dëmtimin e mbrojtësit, i cili ka humbur jo vetëm vazhdimin e Europianit, por edhe pritet të humbasë shumë muaj. Për këtë arsye, shokët e tij në aeroplan, ndërsa ktheheshin nga Mynihu në Romë, përveç brohoritjeve dhe harbimit, thirrën me të madhe emrin e Spinacolës.

Futbollisti nuk e pati besimin e Juventusit ndonëse kaloi disa kohë në Torino. Ai u transferua për tek Roma pasi luajti vetëm 12 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”. Me kryeqytetasit, të paktën, njohu formacionin dhe luajti 59 ndeshje në dy sezone duke shënuar edhe 4 gola. Interi shfaqi interesimin për të, por nuk u bind për shkak të dyshimeve që pati për gjendjen e tij fizike. Nuk dihet nëse zikaltërit do të jenë penduar tani, ndërsa Spinacola shpreson të kthehet në fushë sa më shpejt, por padyshim që do të mungojë mjaft muaj.

Sfidanti.al