Pasi shpikësit e futbollit përfunduan ndeshjet në grupe, televizioni “Eurosport” bëri një analizë të tyre, dhe ndoshta i nxitur edhe nga Breksit e konfliktet britaniko-europiane, shkruajti se kombëtarja e Anglisë nuk duhet quajtur e “tre luanëve”, por e “tri maceve”. “Më shumë si tri macet sesa si tre luanët”, ishte komenti që bënte një analizë për ekipin e Sauthgejtit, Harri Kejnin, dhe Sançon. Sipas “Eurosportit”, “një re pesimizmi është mbi kokën e anglezëve pasi ata u zvarritën në grup, me 1-0 me çekët, 0-0 me Skocinë dhe 1-0 me Kroacinë”.
“Dy gola, tre ndeshje pa pësuar gol dhe 7 pikë”, – vazhdon komenti. Analiza e gazetarëve nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca ishte që “Anglia është shumë konservatore, bën minimumin e mundshëm, po e shkon kot talentin e saj, ndërsa duhej të kishte qenë shumë më e fortë. Gjithsesi, pas 2-0 ndaj Gjermanisë dhe 4-0 kundër Ukrainës, pesimizmi është kthyer në optimizëm, të paktën nga tifozët dhe mediat angleze. Gazetat shkruanin se 30 milionë tifozë mbështetën ekipin nga baret në Angli, ndërsa nuk u lejuan të shkonin në Romë. Kombëtarja e Sauthgejtit duket më e forta, bashkë me Italinë, madje në mbrojtje edhe më e fortë se të kaltrit.
Sfidanti.al